Lajme Arkiva 2003

Ish presidenti i republikës Rexhep Meidani për herë të parë nis kontaktin me bazën socialiste për të shpalosur platformën e tij si kandidat për kreun e Partisë Socialiste. Në Laç Meidani ka sqaruar se nuk kërkon të jetë kryeministër, madje ky mandat duhet të jetë i ndarë nga ai i kryetarit të partisë.

Rexhep Meidani: Për të pasur një dëshirë të realizuar dhe në mënyrë të veçantë për të marrë postin e presidentit, u realizua me rrëzimin e qeverisës Meta dhe kur në Evropë, teza që dominonte për gabimet ne zgjedhjet e 2001, ishte teza e presidentit konsesual u arrit që të bëhet një gabim i dytë, një përçarje e dytë e Partisë Socialiste, ishte rrëzimi i qeverisë Majko me shkeljen e një parimi që ishte vendosur në kongresin e partisë së ‘99 të ndarjes së dy mandateve të kryeministrit me kryetarin e partisë. Në mënyrë artificiale u bashkuan të dy mandatet dhe u rrëzua qeveria Majko dhe sot shikojmë një situatë që është e papëlqyeshme për Partinë Socialiste. Në gjykimin tim Shqipëria dhe emancipimi politik është i tillë që përsëri nuk i kemi mandatet e ndara.

Meidani tha se zgjedhjet vendore të tetorit dëshmuan shmangien e Partisë Socialiste djathtas dhe të Partisë Demokratike majtas. Sipas tij Partia Socialiste nuk duhet të identifikohet me biznesmenë të fuqishëm . Kandidati alternativ i Fatos Nanos për kreun e Partisë Socialiste shoqërohej nga ish kryeministri Ilir Meta.

I pyetur për vendimin e kryesisë së Partisë Socialiste për ndryshimin e qeverisë Meta theksoi se problemi nuk qëndron te emrat e ministrave, por te kryeministri Nano i cili duhet të japë dorëheqjen, kjo tregon se një pjesë e deputetëve socialistë nuk do të miratojnë sërish në kuvend propozimet e kryeministrit Nano.

Ilir Meta: E vetmja rrugëzgjidhje reale dhe e vërtetë për të gjithë këtë situatë kriza në qeveri dhe në parti është tashmë dorëheqja e zotit Nano. Jam i bindur se kongresi që po vjen nuk mund të zgjidhë aspak problemet dhe krizën e qeverisjes dhe socialiste pasi po shkojmë drejt, jo kongresit të socialistëve, por kongresit të fenomenit rafti i cili u zgjodh edhe delegat në mënyrë tërësisht të parregullt në konferencën e fundit në Gjirokastër.

Në takimin me socialistët e Laçit, ish kryeministri Meta analizoi rënien e investimeve publike për veriun e Shqipërisë. Shifrat e trumbetuara në miliarda Dollarë sipas tij janë mashtrime dhe se nuk mund ti kërkojmë ndihmë Bashkimit Evropian, kur nuk jemi të zotë të realizojmë as gjysmën e investimeve.

Ilir Meta: Partia Socialiste degradoi në një shoqatë tregtarësh nuk mund të mbështetet biznesi duke marrë shokët e Ilirit apo të Fatosit, apo duke i bërë ministra, zëvendësministra, drejtorë etj. Kjo është për të mbështetur biznese të caktuara.

Gjatë debatit me socialistët kandidati për kryetar partie Meidani bëri fajtor kryeministrin Nano për krizat në parti.

Rexhep Meidani: Më thoni kjo është politika? Pasi krijon çarje brenda grupit parlamentar? Njëherë në 2001, në parti e ke krijuar dhe më para, e krijon çarje edhe në 2003 se nuk u përgjigjën një platforme politike, as që diskutove, por me agresivitet e hodhe poshtë dhe sot pas 6 muajsh thua, hajde ta marrim tani sepse jam në situatë të vështirë.

I pyetur për ndërprerjen e garës elektorale në parti Meidani deklaroi:

Rexhep Meidani: Ajo ishte një tërheqje taktike, pra për të mos marrë pjesë në konferencat e partisë, për të ndihmuar partinë që të zhvillonte në mënyrë të qetë konferencat zgjedhore dhe takimi i sotëm ishte jashtë konferencave zgjedhore sepse konferencat zgjedhore në rast se ju kujtohet në Laç është bërë ndoshta ndër të parët. Unë them se ka qenë edhe një nga ato konferencat ku nuk u lejua dhe kandidati tjetër zoti Rama për të marrë pjesë./tvklan.al