Nuk ka fije dyshimi që Rexhep Qosja është një nga intelektualët më të shquar, me emrin e të cilit lidhen shumë aspekte të zhvillimit tonë në fushën e shkencave albanologjike, të arsimit dhe të jetës kulturore dhe shoqërore. Mund të thuhet se ai, me veprën e tij paraqet një fenomen të veçantë në kohën tonë dhe se është një rilindës i mirëfilltë për kulturën shqiptare.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Qosja foli për zhvillimet më të fundit politike në Kosovë.

“Situata është duke u përmirësuar dhe gjithnjë e më shumë po jetohet normalisht. Kemi arsye të ndihemi mirë sepse Kosovës më në fund i është rikthyer e ardhmëria. Ne kemi nevojë për kontakte shumë më të shpeshta me Shqipërinë dhe figurat politike të saj në të mirën e zhvillimeve në Kosovë. Mendoj se disa kontakte duhet të bëhen të përhershme dhe besoj se kjo do të realizohet. Roli i Shqipërisë ka qenë, është dhe do të jetë i madh për politikën që bëhet në Kosovë”, tha Qosja./tvklan.al