Mustafa: Do t’i hyjmë një analize të thellë, respektojmë rezultatin

Rezultat zhgënjyes për LDK-në në zgjedhjet e 14 Shkurtit. Partia më e vjetër e Kosovës ka dalë e treta, ndërkohë në një konferencë për mediat kryeministri në detyrë dhe njëkohësisht kandidati i kësaj partie për kryeministër, Avdullah Hoti, tha se Kosova përmbylli një proces të rregullt zgjedhor. Ai u shpreh se rezultatet nga këto zgjedhje janë ndryshe nga çfarë është pritur nga LDK-ja.

“Rezultatet preliminare janë krejt tjera prej atyre që kemi pritur. Prandaj, unë e marrë përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat zgjedhor të LDK-së. Në ditët në vijim do të diskutojmë gjerësisht me organet e LDK-së për këtë. Në emër të LDK-së ne do të jemi mbrojtës të pa kompromis të demokracisë dhe të orientimit properëndimor, duke qenë opozitë konstruktive në interes të shtetit të Kosovës”, tha Hoti.

Ndërkohë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook tha se Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si kryeministër, ndërsa, LDK-ja do t;i nënshtrohet një analize të thellë të zgjedhjeve në ditët në vijim.

“Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfarëdo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, tha ai. Sipas rezultateve paraprake LDK-ja ka marrë vetëm 1.18% të votave./tvklan.al