Ricky Martin, i deklaruar homoseksual, thotë se do të donte që edhe fëmijët e tij të kishin të njëjtin orientim seksual. Në një intervistë për programin “Popcorn with Peter Travers”, në ABC, këngëtari thotë se do të ishte diçka shumë speciale të qëndronte pranë djemve të tij në një periudhë të tillë delikate.

“Fëmijët e mi janë të vegjël tani, por do të doja të bëheshin gay. Është diçka shumë speciale. Ndjeshmëria, mënyra si i shoh gjërat tani, që nuk më duhet më të fshihem në asnjë mënyrë apo formë. Sheh ngjyra dhe pastaj ylberin, tani e kuptoj pse simboli është ylberi. Është gjithçka reale dhe më bën të ndihëm i fortë”

, u shpreh Martin.

Ricky Martin ka dy fëmijë, Valentino e Matteo, të lindur në 2008 dhe është i martuar me Jwan Yosef. Ylli latin foli edhe për rolin e tij në serialin vrasësi i Gianni Versaces. Sipas kritikës, filmi mund të fitojë një çmim Emmy Awards, nominimet e të cilit do të shpallen më 12 Korrik.

Tv Klan