Drejt studios muzikore në Nju Jork për albumin e nëntë

Pas sipërmarrjeve me modën e stilin, 33-vjeçarja Rihanna, i është rikthyer rrënjëve të saj muzikore në qytetin e Nju Jorkut teksa shkonte për të regjistruar albumin e shumëpritur, të nëntin në karrierë.E shpallura së fundmi “ miliardere” tërhoqi vëmendje me bluzën e saj të bardhë ku shkruhej slogani ‘Mendo , sa është ende e ligjshme’, të cilën e shoqëronte me xhinse të gjera dhe çizme në ngjyrë metalike.

Slogani në bluzë tërhoqi kritika nga mediat teksa sugjeronte se edhe mendimi i lirë do të censurohet apo është censuruar tashmë nga qeveritë dhe drejtuesit e stabilimentit. Rihanna mbante si aksesorë një çantë të vogël të bardhë dhe syze dielli.

Rihanna ishte në faqet e mediave kësaj jave për shfaqjen e veshjeve dhe parfumeve “Savage X Fenty Show”. Në eventin e mbajtur në Los Anxheles ishin prezentë emra si Cindy Crawford, Irina Shayk, Gigi Hadid, Lourdes Leon, Emily Ratajkowski, Nas, Ricky Martin e Normani.

Rihanna ka nisur punën për albumin e saj të nëntë pas një pushimi të gjatë sa i përket muzikës. Në një intervistë, ajo tha se albumi i ri është një muzikë krejt ndryshe nga prodhimet e mëparshme.

Jam duke eksperimentuar, muzika është si moda, të gjithë duhet të mund të veshin atë që dëshirojnë, prandaj do të jetë krejt ndryshe”, tha ajo.

Rihanna u shpall muajin e kaluar miliardere nga revista “Forbes”.

Klan News