Nga data 15 Shkurt, rikthehet me seritë e reja, ekskluzivisht vetëm në KLAN PLUS, seriali i rekordeve të audiencës, Ertugrul.

Pas 270 serive të 3 sezoneve të para transmetuar në Klan HD, tashmë 90 seritë e sezonit të 4-t, i cili mendohet të jetë edhe i fundit, vijnë në ekranin e KLAN PLUS çdo mbrëmje, nga e hëna në të premte (ora 20:30).

Sezoni i 4-t ka nisur transmetimin me 25 Tetor 2017 në TRT (Turqi) dhe do të përfundojë në Korrik 2018.

Me shikueshmëri absolute, Ertugrul javë pas jave ka thyer rekordet e shikueshmërisë të vendosura vetë në ditën e transmetimit në Turqi, duke u shpallur seriali më i mirë i vitit.

Po ashtu, ai gëzon ‘titullin’ e më të diskutuarit ne rrjetet sociale dhe media! Ertugrul është seriali më i kushtueshëm deri më tani, me veshje dhe skenografi mbresëlënëse!

50 janë aktoret protagonistë, por me gjithë aktoret mbështetës, numri i aktorëve në serial kapërcen 1 200.

Aktori që interpreton Ertugrulin, Engin Altan Duzyatan, me origjine shqiptare, në sezonin e 4-t është kthyer në aktorin më të paguar në Turqi.

Me një ekip prodhimi prej 250 vetash në sheshxhirime, Ertugrul, është produksioni më i madh televiziv në Turqi për sa i përket skenave masive, skenografisë dhe kostumeve.

Me shumë se 1 mijë kostume, armë dhe aksesorë janë mbledhur nga çdo cep i Turqisë për tu përdorur në serial. Kjo është historia e njeriut që përcaktoi fatin e botës – ERTUGRUL, djali i Sulejman Shahut dhe babai i Osmanit I, që themeloi perandorinë më të madhe, atë Osmane./tvklan.al