Gentian Muça i është rikthyer futbollit. Ai mposhti sëmundjen që e mbajti për 1 vit e gjysmë larg fushave. Muça kishte një masë tumorale në këmbën e majtë, por kjo nuk e dekurajoi.

“Me rikthimin e Tiranës në elitë uroj që të përkojë dhe me rikthimin tim në fushën e lojës. Besoj se do të duhet rreth 1 muaj”.

Tirana do të presë të dielën Luftëtarin në “Selman Stërmasi”. Java e katërt e Superligës kulmon të hënën me ndeshjen e kreut Flamurtari – Skënderbeu. Të dy ekipet kanë nga 7 pikë dhe nuk kanë pësuar humbje në këtë kampionat.

Tv Klan