Ish-Presidenti amerikan Barack Obama shprehu shqetësimin e thellë se politika në të gjithë botën po dështon ndaj duhen bërë përpjekje për të shpëtuar planetin.

“Unë e kuptoj që ne po jetojmë në një moment kur bashkëpunimi ndërkombëtar është atrofizuar pjesërisht për shkak të pandemisë, pjesërisht për shkak të rritjes së nacionalizmit dhe impulseve fisnore në mbarë botën, pjesërisht për shkak të mungesës së lidershipit nga ana e Amerikës për katër vjet për një mori çështjesh shumëpalëshe”.

Obama tha se SHBA po riangazhohet me botën për klimën që ndryshimi i saj të kthehet në një çështje që e kapërcen politikën.

“Sigurisht, në Shtetet e Bashkuara, një pjesë e përparimit tonë mbeti ne vend kur pasardhësi im vendosi të tërhiqej në mënyrë të njëanshme nga Marrëveshja e Parisit në vitin e tij të parë në detyrë. Unë nuk isha shumë i lumtur për këtë. Këto vite të humbura nuk janë arsye për të humbur besimin në fuqinë e asaj që mund të arrijë bashkëpunimi global, apo edhe në angazhimin e SHBA ndaj klimës”.

Obama kritikoi Presidentin kinez Xi Jinping dhe Presidentin rus Vladimir Putin për anashkalimin e plotë të angazhimeve per mbrojtjen e klimës. Ai e konsideroi sjelljen e tyre dekurajuese, duke shtuar se “planet e tyre kombëtare pasqyrojnë atë që duket të jetë një mungesë e rrezikshme urgjence, një gatishmëri për të ruajtur status quo-në”.

Duke iu drejtuar të rinjve Obama kërkoi që ata të mos heqin dorë nga politika për të vënë nën presion qeveritë.

Fjalimi i Obamës erdhi një javë pas paraqitjes së vetë Presidentit Joe Biden në këtë konferencë, gjatë së cilës ai kërkoi falje për braktisjen e marrëveshjes së Parisit për klimën nga Trump.

Klan News