Filmi shumë I dashur për fëmijë, Mogli do të rikthehet. Regjisori dhe aktori britanik Andrew Serkins është ai që ka marrë përsipër ribërjen e tij. E veçanta e këtij projekti të ri është surpriza se në cilën botë do të bëjë pjesë Mogli, atë të kafshëve apo të njerëzve.

“Mogli” do të publikohet në muajt e parë të 2019 dhe do të ketë edhe një produksion të ri, me teknologji të reja, që do ta bëjnë realizimin e projektit të ri më bashkëkohor.

Pjesë e kastit të aktorave do të jenë Christian Bale në rolin e panterës “Bagheera”, Benedict Cumberbatch si tigri i keq “Shere Khan”, Cate Blanchett do të interpretojë gjarprin “Kaa”, ndërsa ariun “Baloo” e luan vetë Andrew Serkins.

“Mogli i Xhunglës” u prodhua nga Disney në vitin 1967. Ai tregon mbi  historine ë një djali të vogël të rritur mes ujqërve, i cili i përket botës së kafshëve, por që nuk mundet t’i mohojë rrënjët e tij njerëzore. Ai stërmundohet për t’u përshtatur, duke u përballur me sfida si nga bota e origjinës, qoftë nga ajo që e ka adoptuar.

Klan Plus