Festivali i filmit do të mbahet me praninë e spektatorëve

Pas dy vitesh festivali PriFilm Fest do të rikthehet fizikisht për dashamirët e filmit. Pasi vitin e kaluar për shkak të pandemisë organizatorët u detyruan ta mbajnë festivalin online, edicioni i 13-të i tij do të mbahet nga data 24 deri më 29 Gusht në mënyrë fizike në pjesën më të madhe, ndërsa disa aktivitete specifike do të mbahen online.

Çdo vit, PriFest ka sjellë shumë risi ndërsa sivjet organizatorët janë fokusuar të sjellin më shumë filma shqip. Do të shfaqen edhe filmat e regjisoreve femra të reja që tashmë kanë realizuar filmat e tyre të parë. Në PriFest gjithmonë janë ftuar aktorë e regjisorë me famë botërore, derisa Berisha na zbulon disa detaje nga kjo pjesë.

Janë shpallur edhe 9 projektet e përzgjedhura të PriForum në garën Best Pitch Competition për projekte filmike që janë në fazën e paraproduksionit ndërsa ka pasur numër të madh të aplikimeve nga rajoni.

Tv Klan