Pak orë pas arrestimit të një kontrolloreje të Komisariatit të Riansit, policia ka ndaluar një tjetër polic për korrupsion aktiv, për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm kufiri dhe shpërdorim detyre, si dhe një shtetas turk.

Policia tha në një njoftim për median se është ndaluar Gazmir Dega, punonjës policie në Komisariatin nr. 1 në Tiranë dhe Servet Aksoy, 44 vjeç, nga Turqia.

Më herët, në kuadër të këtij operacioni është arrestuar në flagrance kontrollorja e Komisariatit Rinas pasi dyshohet se lejoi kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq.

Hetimet po vijojnë./tvklan.al