Vendi ku ndodhi ngjarja e 30 Qershorit në Rinas ku 3 garabitës vodhën 1 milion euro ishte e pambuluar me kamera sigurie. Ky fakt i ka vështirësuar hetimet e policisë dhe të prokurorisë për të zbuluar autorët e grabitjes.

Burime nga grupi hetimor thonë se mungesa e kamerave në këtë zonë të rëndësishme ka bërë që grabitësit të veprojnë të qetë për shkak se ata mund të kenë qenë në dijeni të mungesë së monitorimit të zonës. Kjo i bën bën hetuesit të dyshojnë se këtë informacion ata e kanë marrë nga brenda aeroportit.

Shqetësimin për mungesen e kamerave të sigurisë, policia e shtetit e ka ngritur disa herë pranë Tirana  International Airport dhe Aviacionit Civil.

Tv Klan ka siguruar deklaratat e përfaqesuesve të policisë së shtetit, Drejorit të Aviacionit Civil Ilir Alimema dhe përfaqësuesve të TIA në një mbledhje të datës 13 Maj të këtij viti.

Genci Merepeza, Drejtori i Përgjitshëm i Kufirit dhe Migraconit thotë se : “ Kjo situatë e kamerave ka qenë në kohën kur Papa Francesku vizitoi Shqipërinë. Sipas tij, disa kamera që janë të vendosura shikojnë vetëm murin dhe se është shqetësuese që policia nuk ka akses në këto kamera në kohe reale.

Përfaqësuesi i TIA, Ilir Alimema, ka mbrojtur kompanisë ICST duke thënë se ajo bën një punë shumë të mire për sigurinë e aeroportit. “Ne jemi absolutisht të kënaqur me këtë kompani. Përsa i përket problemit të aksesit të kamerave, ne kemi një detyrim kontraktor që është kontrata e koncesionit , dhe çfarë do të thotë që ju të keni akses aty tek ato kamera. Kamerat janë vendosur për efekt të sigurisë për të cilat ne jemi përgjegjës , besoj se ju nuk e keni të ndaluat aksesin të instaloni kamerat tuaja”, shprehet përfaqësuesi i TIA.

Por grabitja e 30 Qershorit nxorri në pah shqetësimin e ngritur nga policia e shtetit, se kamerat e sigurisë nuk mbulojnë të gjithë territorin dhe se TIA ndonëse një kompani me fitime vjetore prej miliona eurosh, nuk shpenzon para as për kamerat e sigurisë , një element thelbësor dhe i domosdoshëm për të garantuar sigurinë e Aeroportit të vetëm ndërkombëtare të vendit.

Edhe pse një kompani me fitime të mëdha që i shërben një komunitetit të gjerë, ajo ka më pak kamera sigurie se një ndërmarrje apo një biznes i thjeshtë.

Tv Klan