Manastirliu: Në total 425 mijë injektime, 300 mijë vaksina në dispozicion

Mbi 10 mijë të moshuar  marrin dozën e dytë të vaksinës Sinavovac.

Pas një muaji nga marrja e dozës së parë, të moshuarit i janë drejtuar qendrës më të madhe të vaksinimit, në sheshin Skënderbej.

Sinkron keni ardhur për dozen e dytë?

-Po.

Keni pasur shqetësim nga doza e parë?

-Jo fare.

-Nuk kam pasur shunmë shqetësime, vetëm pak ethe.

-Asgjë nuk kam patur.

Paralelisht në sheshin Skënderbej kryhen edhe dozat e para të vaksinës për të moshuarit.

“Jemi për dozën e parë, jam 58 vjeç”.

“Nuk e dija dhe erdha tani për vaksinën për dozën e pare”.

Një muaj pas nisjes së vaksinimit masiv të popullsisë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu së bashsku me Kryeministrin Edi Rama, panë nga afër ecurinë e procesit.

Sot kemi ditën e rivaksinimeve. Sot kalojmë në mbi 425 mijë vaksinime. Aktualisht kemi disponibilitet mbi 300 mijë vaksina”, tha Manastirliu.

Që prej Janarit, në Shqipëri në total janë kryer 417,146 doza të vaksinës ndaj Covid-19, prej të cilave 322,710 vaksinime për personat mbi 60 vjeç.

Tv Klan