Rinisin bisedimet për tregtinë mes Britanisë dhe BE-së



Rinisin bisedimet për tregtinë mes Britanisë dhe BE-së

10:34 27/11/2020

Bisedimet e Brexit për tregtinë mes Britanisë së Madhe dhe BE-së do të rinisin këtë fundjavë në Londër. BBC, duke iu referuar burimeve diplomatike raporton se  tashmë që një prej negociatorëve, Michel Barnier, është shëruar nga COVID-19 gjithçka është gati për të rinisur aty ku ishte lënë.

Po ashtu një tjetër faktor që mund të ketë ndikuar në ndërprerjen e negociatave mund të ketë qenë dhe qëndrimi i Britanisë lidhur me lëshimet që mund të bënte gjatë negociatave.

Ndërkohë mediat vendase kanë pyetur një zëdhënës së Downing Street, nëse ata prisnin që Barnier të vinte në Londër, ai ishte shprehur se “kjo është çështje e BE dhe një vendim që u takon atyre“.

Edhe pse ka pasur  shume ngërçe dhe moskuptime, të dy palët shpresojnë të arrijnë një marrëveshje tregtare përpara afatit të fundit të 31 dhjetorit.

Nëse asgjë nuk është rënë dakord deri atëherë, tregtia midis të dyve do të paracaktojë rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë që do të thotë se tarifat do të shtohet dhe kostot për produktet mund të rriten./tvklan.al






Të ngjashme