Kërkohet test negativ i Covid i 3 ditëve të fundit

Aeroporti i Rinasit ka njoftuar pasagjerët që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar se prej së premtes do të rinisin fluturimet.

Të gjithë udhëtarët duhet të kenë një rezultat të vlefshëm të testit negativ për Covid të marrë jo më shumë se 3 ditë para orës së planifikuar të nisjes.

Testi duhet të jetë i përkthyer në anglisht, frëngjisht dhe spanjisht.

Kjo do të kontrollohet në aeroportet e nisjes dhe pasagjerët që nuk kanë këtë dokument do t’u refuzohet udhëtimi.

Në njoftim thuhet se të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Britanisë do të karantinohen për 10 ditë.

Fëmijët nën moshën 11 vjeç janë të përjashtuar nga kërkesa për testin negativ.

Tv Klan