Lejohet qarkullimi me automjete pa autorizim nga policia

Nga kjo e hënë në të gjithë vendin ka pasur një sërë lehtësimesh për hapjen graduale të bizneseve, që kanë qenë mbyllur si pasojë e koronavirusit.

Përmes një protokolli të caktuar rregullash sot rinisin nga puna berberët, dentistët dhe qendrat tregtare. Në zonat e gjelbërta lejohet qarkullimi me makinë deri në orën 21:00.

Por nga ana tjetër, 6 zonat e kuqe do të vijojnë të jenë të bllokuara dhe udhëtimet drejt qyteteve te tjera do të ndalohen nga policia.

Postblloqe policie do të ndalojnë hyrjen nga qytetet që ka ende të infektuar aktivë.

Tv Klan