Vllaznia: Të anulohet sezoni i këtij viti

Mungesa e një leje nga autoritetet shtetërore shëndetësore në Shqipëri për aktivitetet sportive në ambiente të mbyllura ka ndarë klubet shqiptare të Superligës së basketbollit. Mes tyre ka edhe një lloj indinjate, teksa shihet që jeta në Shqipëri i është kthyer normalitetit.

“Ne duam të gjithë të luajmë basketboll. Hezitimi për të na dhënë leje është e palogjikshme, pasi gjithë aktivitetet e tjera sociale vazhdojnë normalisht”.

Pas Goga Basket edhe Vllaznia kërkon të bëhet nul sezoni i sivjetshëm. Lojtarët e ekipit shkodran janë në pjesën më të madhe jo shqiptarë dhe tashmë e kanë të pamundur të rikthehen.

“70% e ekipit janë amerikanë, malazezë dhe serbë. Ikën në shtëpi, kjo është arsyeja kryesore pse ne duam të bëhet nul si në disa shtete”.

Por 3 klube si Partizani, Tirana dhe Teuta kërkojnë rikthimin në parket për ndeshjet e mbetura të sezonit.

“I mirëkuptojmë sepse kanë ekipe me solide me lojtarë në Shqipëri, por ne të Vllaznisë e shikojmë të pamundur”.

E gjendur mes dy kampeve dhe e pafuqishme të marrë vendime që i tejkalojnë kompetencat e saj, Federata e Basketbollit ndërkohë është në pozicion të vështirë. Sekretari i Përgjithshëm i saj, Korab Llazani shprehu qëndrimin e këtij organizmi që mirëkupton klubet me mungesë lojtarësh, si dhe investimet e bëra prej skuadrave të tjera. Situata aktuale i ngjan këtij momenti. Duhet një dorë për të shtyrë topin drejt koshit.

Tv Klan