Kuvendi hap aplikimet për zëvendësimin e një anëtari

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur procedurën për plotësimin e vendit vakant të mbetur në Gjykatën Kushtetuese, pas mbarimit të mandatit të anëtarit të saj, Altin Binaj.

Nëpërmjet një njoftimi publik, Kuvendi fton të gjithë kandidatët e interesuar dhe që plotësojnë kriteret ligjore që të aplikojnë deri në datën 14 Shkurt.

Anëtari i ri që do të zgjidhet nga ky proces do të ketë një mandat të plotë 9-vjeçar.

Rinovimi i Gjykatës Kushtetuese vjen në një kohë kur ky institucion duhet të nisë shqyrtimin e vendimit të kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Tv Klan