Këngëtarja me origjine shqiptare Rita Ora është zgjedhur të jetë pjesë e jurisë në spektaklin “The Voice” në Sidney të Australisë, ku do jetë në krahë emrave më të njohur si Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian. Ajo sapo ka përfunduar karantinimin 14 ditore në një nga hotelet më luksoze të vendit me 5 yje “Park Hyatt”, ku ka një pamje mahnitëse nga porti i Sydneyt.

Nata tek një suitë e këtij hoteli kushton 16 mijë Dollarë. Hoteli është i mobiluar nga pajisje të bëra me porosi dhe bashkëkohore, qilima prej pellushi etj.

Rita po jeton me motrën dhe menaxheren e saj Elena Ora në këtë hotel derisa t’i gjendet një vend i përshtatshëm për t’u vendosur në muajt e ardhshëm. /tvklan.al