Thashethemet për një romancë të mundshme mes Rita Orës dhe Andrew Garfield janë shtuar kur ata u panë duke shëtitur në krahët e njëri-tjetrit në rrugët e Londrës.

28-vjeçarja kishte veshur një pallto dhe kapele me kuadrata të kuqe dhe të zeza dhe mbante në duar dy qese me produkte ushqimore.

Sipas një burimi, çifti është në fazat e para të romancës së tyre. Ai tha për The Sun:

“Rita i tregoi miqve  për nisjen e romancës së tyre një muaj më parë, por ditët e fundit ka thënë se gjërat po nxehen dhe marrëdhënia e tyre është e vërtetë”.

“Janë ende herët, por e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe po i marrin gjërat shtruar për të parë se ku do të shkojë. Axhendat e tyre janë shumë të zëna, çka i vështirëson paksa gjërat, por kanë një lidhje të vërtetë”

, shtoi burimi.

Rita Ora u nda nga i dashuri i saj, Andrew Watt tre muaj më parë, ndërsa 35-vjeçari ishte në një lidhje me Emma Stone, por tanimë ruajnë marrëdhënie të mira./

tvklan.al