River Plate fitoi për herë të katërt Kupën Libertadores. Një sukses që merr më shumë rëndësi, pasi u arrit ndaj rivalit të përjetshëm Boca Juniors që e mundi me rezultatin 3 – 1 vetëm pas pjesëve shtesë.

Loja e rregullt përfundoi në barazim 1 – 1. Riveri shfrytëzoi edhe momentin që Boca mbeti me 10 futbollistë në fushë për shkak të një kartoni të kuq për të realizuar golat që vendosi sfidën.

Finalja e dytë u zhvillua në Madrid, pas sulmit që pësoi autobusi i Boca Juniors nga tifozët rivalë 2 javë më parë. Në takimin e parë të luajtur në fushën e Boca Juniors rezultati ishte 2 – 2.

Tv Klan