Akuza: Dështoi në frenimin e gjuhës së urrejtjes nëpër komente

150 miliardë Dollarë kompensim kërkojnë refugjatët e komunitetit Rohingia të Birmanisë nga Facebook. Dhjetëra përfaqësues të këtij komuniteti në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe nënshkruan padinë kundër gjigantit të medias sociale, ku e akuzojnë se lejoi gjuhën e urrejtjes ndaj tyre, të përdoret nëpër postime dhe komente të ndryshme.

Në padi shkruhet se algoritmet e Facebook-ut shumëfishuan pa asnjë kufizim, gjuhën e urrejtjes ndaj Rohingave. Platforma më e madhe sociale në botë akuzohet se nuk investoi për shtimin e stafit të kontrollorëve që njohin situatën politike në Birmani dhe se dështoi në fshirjen e postimeve që nxisnin urrejtje. Facebook ende nuk i ka komentuar këto akuza.

Komuniteti Rohinga i përket besimit mysliman. Mbi bazën e besimit fetar, rreth 10 mijë prej tyre u vranë dhe mijëra të tjerë u dëbuan nga rajonet e populluara prej tyre në Birmani në vitin 2017 gjatë një aksioni ushtarak në vendin me shumicë budiste.

Tv Klan