Braziliani: Është historia e Barcelonës, klubi duhet të heqë numrin “10”

I dha asistin tek goli i parë në karrierë dhe tashmë, Ronaldinho rikthehet të këshillojë shokun e tij dhe 6 herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi.

Në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, 41-vjeçari tha se argjentinasi duhet të qëndrojë ende te Barcelona, pasi është historia e klubit katalanas.

Po kështu, Ronaldinho insiston se kur Messi të tërhiqet nga futbolli, Barcelona duhet të heqë nga qarkullimi numrin 10, për një kohë të përkohshme sigurisht.

Lionel Messi është pa një skuadër që prej skadimit të kontratës me Barcelonën. Klubi spanjoll ka nisur procedurat për të bindur sulmuesin 34-vjeçar, me Presidentin Laporta që mbetet optimist për rinovimin e tij.

Numri 1 i klubit katalanas pranon se negociatat janë të vështira dhe asgjë nuk është e sigurtë deri në momentin që gjithçka të bëhet zyrtare.

Klan News