Portugezi realizon 2 herë në ndeshjen e parë

Cristiano Ronaldo u kthye me gola në Premier League. Përvoja e re te Manchester United nisi në mënyrën më të mirë.

Sulmuesi portugez tashmë me 12 vite më shumë përvojë nga hera e fundit me fanellën e Djajve të Kuq tregoi se nuk kishte harruar se si shënohet në Old Trafford.

Ronaldo realizoi golin e parë dhe të dytë për Manchester United në fitoren 4-1 ndaj Newcastle këtë të shtunë. Ishte ai që zhbllokoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, duke përfituar nga pakujdesia e kundërshtarëve.

Në të 62’ realizoi me kundërsulm, duke ia kaluar poshtë këmbëve topin portierit. Mënyra më e mirë për të përshëndetur tifozët, të cilët e kishin pritur me padurim kthimin e tij në shtëpi.

Tv Klan