Portugezi nis sezonin e katërt

Cristiano Ronaldo nisi sezonin e 4 si lojtar i Juventus. Portugezi mbërriti këtë të hënë në qendrën stërvitore të klubit në Continassa. Futbollisti mbërriti një ditë më parë në Torino.

Në 08:30 të mëngjesit ai shkoi në qendrën stërvitore të klubit bashkë me 4 futbollistë të tjerë që janë grumbulluar pas ndeshjeve të kampionatit europian. Ai do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore të zakonshme qendrën mjekësore.

Kthimi i tij ishte i shumëpritur pasi e ardhmja e tij nuk ishte qartësuar krejtësisht. Ronaldo është pritur nga dhjetëra tifozë me të cilët nuk ka ngurruar të përshëndetet.

Tashmë Ronaldo do të duhet të flasë, fillimisht me trajnerin Massimilioano Allegri me të cilin do të ritakohet pas bashkëpunimeve jo shumë të kënaqshme që ka patur me Sarrin dhe Pirlon.

Më herët zv/Presidenti i Juventus Pavel Nedved ka siguruar të gjithë se Ronaldo do të qëndrojë në Torino. Këtë të martë trajneri do të dalë në konferencë për shtyp ku priten edhe deklaratat zyrtare mbi çështjen Ronaldo.

Tv Klan