Edhe pse godina e bashkisë ishte rrethuar nga prani e madhe protestuesish, të cilët ishin mbledhur aty për dorëheqjen e tij, Kryebashkiaku Erjon Veliaj menjëherë sapo doli nga SPAK-u u ngjit në zyrën e tij dhe iu bashkua mbledhjes online të Këshillit Bashkiak.

Qëndrimin për afro 7 orë në SPAK e cilësoi eksperiencë profesionale, ndërsa ironinë se kurseu për mikpritjen që opozita i bëri jashtë dyerve të organit të drejtësisë.

“Sot në vend të më prisnin prokurorët me pritën këta që mbushin stanet me lepuj dhe me makina 100 mijë euro. Pata një mundësi të jashtëzakonshme për të treguar punën e bashkisë me dy kolegët, Pashë një organizatë të mençur, të stabilizuar.“

Ndonëse prapa hekurave ndodhen shumë prej ish-bashkëpunëtorëve të ngushtë në bashki, Veliaj inkurajoi SPAK-un të bëjë drejtësi i pavarur nga politika.

“Unë dua të inkurajoj Dumanin skuadrën e tij ecni vetëm përpara. Vetëm duke i sqaruar gjërat dhe vetëm duke ecur përpara mund ta sqarojmë kombin. Ne mund mërzitemi kur ka kolegë që duhet të sqarojnë gjëra.

Opozitës që edhe këtë të martë nuk ia kuseu molotovin poshtë zyrës, i kujtoi se proteston për hallet personale të drejtuesve të saj.

“Këta çapaçulët me molotov që janë imitim i dobët i ultrasve të futbollit nuk kanë vend në Tiranë. Në qoftë se janë burra, këta që flasin përditë, le të zbresi Saliu nga ballkoni dhe të shkojë në SPAK; le të zbresë ilir Meta nga paralelet dhe të shkojë në SPAK. Por, këta nuk janë burra.”

Në vend të dorëheqjes që ia kërkojnë në çdo protestë, përfaqësuesve të opozitës u tha se nuk do të ndalet ndalet deri në transformimin e kryeqytetit.

“Unë jam ku jam sot, le të rrinë lepujt ditë e natën, nga bashkia nuk na heq dot askush përveç popullit. Unë jo vetëm nuk dorëzohem, por do punoj akoma më fort.”

E teksa Këshilli Bashkiak shpalli qytetar nderi të Tiranës kreun e BDI-së Ali Ahmeti si dhe miratoi vendimin per ndihmën ekonomike si dhe ate per dhënien e bonusit te qirasë, opozita vijonte jashtë godinës së bashkisë tubimin e saj, ndërkohë që një efektivi të policisë, i cili humbi ndjenjat, i erdhi në ndihmë këshilltari demokrat, mjeku Ilir Alimehmeti.

Tv Klan