Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzat Alban Voglin  presidentin e klubit të futbollit të Kastriotit, i cili dy ditë më parë rrahu barabrisht gazetarin sportiv Eduard Ilnica.

Mbi 29-vjeçarin janë ngritur akuzat e goditjes për shkak të detyrës dhe plagosjes së rëndë me dashje, kjo e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë prokuroria nuk ka gjetur elementë të veprës penale të heqjes së paligjshme të lirisë, pasi policia e kishte referuar edhe për këtë vepër

Mësohet se prokuroria do të kërkojë të enjten në gjykatën e Tiranës caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për Voglin.

Eduar Ilnica u rrah dhe kërcënua të martën në darkë në rrugën Muhamet Gjolesha. Një grup persona fillmisht e kërcënuan , më pas e goditën si dhe tentuat ta fusnin në makinë për ta rrëmbyer.

Aktualisht Ilnica gjendet ende në spital e Traumës nën kujdesin e mjekëve për shkak të plagëve të marra.

Tv Klan