Hailey Baldwin, pas martesës së saj me Justin Bieber, ka qenë në qendër të vëmendjes për një sërë arsyesh.

Së fundmi ajo ka preferuar që të flasë vetë për një deformim që ka në gishtin njërës dorë.

Ajo vendosi të flasë për këtë, pasi mori shumë mesazhe që e tallnin. Kështu, ajo pasi bëri një foto të gishtit të saj, shkroi dhe disa fjali sqaruese për gjendjen.

“Në rregull, le të flasim për gishtin tim të vogël. Unë kam qenë duke e gënjyer veten për këtë për një kohë të gjatë, kështu që tani mund t’u them të gjithëve pse është kaq e mjerueshme dhe e frikshme. Unë kam Morfogjenezë. Kjo i bën gishtat e vegjël të duken kështu, është gjenetike, e kam pasur gjithë jetës. Kështu që njerëzit të ndalojnë së pyeturi se çfarë kam kështu tek gishti. Ja çfarë shkon keq. Kështu që përfundimi është të ndaloni së më sulmuari për gishtat e vegjël”, tha ajo ndër të tjera. /tvklan.al