Rrëfimi tronditës i ish-aktores në filma për të rritur

Rrëfimi tronditës i ish-aktores në filma për të rritur

13:33 29/08/2019

Mia Khalifa flet për “BBC”

Ish-aktorja e filmave për të rritur Mia Khalifa vijon të trondisë opinion publik me deklaratat e saj në lidhje me anët e errëta të kësaj industrie miliarda dollarëshe.

Pas deklaratave të javës së kaluar, kur tha se gjatë karrierës së saj në atë sektor kishte fituar vetëm 12 mijë dollarë, ajo është intervistuar në “HARDTalk”, në “BBC”.

Sipas saj, i gjithë sistemi funksionon bazuar mbi shfrytëzimin e grave dhe vajzave të cilat shfaqen në filmat për të rritur. Edhe pse vijon të jetë një prej yjeve më të klikuar në websajtet për të rritur disa vite pas tërheqjes, Khalifa thotë se nuk ka asnjë të drejtë mbi ato imazhe. Edhe nëse do t’i heqë nga interneti, nuk mundet. E për këtë ajo fajëson kontratën që ka nënshkruar.  

Kështu funksionon. Kjo nuk është diçka që më ka ndodhur vetëm mua. Nuk kam firmosur një kontratë më të keqe se të tjerat. Në momentin që nënshkruani kontratën, CEO-ja i kompanisë pret mbi kokë që të lexoni pikat. Në ato momenti jeni aq nervoze sa nuk kuptoni asgjë që lexoni.

Pas vendimit për të folur për shfrytëzimin e grave në këtë sektor, Khalifa thotë se e kanë kontaktuar shumë të tjera që ndihen njësojtë shfrytëzuara dhe të detyruara për të bërë gjëra që nuk duan.

Puna në këtë industri thotë se e bën të ndihet sikur ka një humbje totale privatësie dhe se ndihet e stresuar veçanërisht kur shfaqet në publik. “Ndjej sikur njerëzit mund të shikojnë përtej rrobave të mija. Dhe kjo më turpëron thellë. Kjo më bën të ndjej sikur kam humbur çdo të drejtë mbi privatësinë time. Gjë që është e vërtetë, pasi unë jam vetëm një kërkim në Google larg.”

Khalifa punoi për vetëm 3 muaj në industrinë e filmave për të rritur në vitin 2015, por ende vijon të mbetet një aktoreve më të klikuara në shume site për të rritur./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
UKT