Administrata e Presidentin amerikan Donald Trump ka publikuar disa rregulla të reja për të gjithë nënat shtatzëna që duan të lindin në SHBA, me qëllim marrjen e nënshtetësisë. Ky vendim u mor për të reduktuar gjithnjë e më shumë atë që quhet turizmi i lindjes për të gjithë gratë që vijnë nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë mënyrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të lëshojnë më viza të përkohshme për të huajt dhe kjo do ju mohohet nëse qëllimi është lindja e fëmijës në SHBA. Rregulli do të zbatohet vetëm për 39 shtete, kryesisht europiane, që janë pjesë e një programi të veçantë vizash.

Në këtë mënyrë gratë shtatzëna në rast se duan të aplikojnë për vizë, mund ta bëjnë vetëm kur kanë nevoja të veçanta shëndetësore dhe këtë gjë duhet ta bëjnë duke dëshmuar tek një avokat, si dhe duhet të vërtetojnë se i kanë mjetet financiare për të paguar faturat e spitalit.

Rregulli prek specifikisht aplikantët për viza të tipit B, që merren nga vizitorët e përkohshëm për turizëm ose çështje biznesi. Këto jepen për një afat 10 vjeçar, që do të thotë se personi duhet të aplikojë shumë kohë përpara se të ketë vendosur të bëjë fëmijë.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Shtetit në vitet e fundit rreth 10000 fëmijë kanë lindur në SHBA pasi nënat e tyre kanë udhëtuar nga shtete të tjera të botës.

Vitin e kaluar, zyrtarët amerikanë ngritën akuza se tre persona që organizonin një biznes për nënat që donin të lindin në Kaliforni. Pas hetimeve u zbulua se ato paguanin deri në 50 mijë dollarë për të lindur në SHBA.

Klan Plus