Një i ri ka përfunduar në pranga të policisë së Mallakastrës. Klemend Zeqaj, banues në fshatin Dukas, është kapur më 3.7 kg kanabis.

Për 33-vjeçarin policia kishte informacione se mbante lëndë narkotike, ndaj ushtroi një kontroll në banesë.

Kanabisi ishte bërë gati për shitje. Ndërkohë mbi 33-vjeçarin rëndon akuza “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./tvklan.al