Manastirliu: Mbështesim familjet e reja

Në ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka uruar të gjithë fëmijët duke bërë të ditur se vijon pa ndërprerje mbështetja e familjeve të reja me bonusin e bebes.

Nëpërmjet një fotoje të një të porsalinduri në maternitetin “Koço Gliozheni”, Manastirliu ka vlerësuar punën e stafeve mjekësore që kujdesen për fëmijët dhe ka dhënë lajmin e mirë se deri tani e kanë përfituar bonusin e bebes rreth 50 mijë fëmijë.

“Me Drinin e porsalindur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, nën kujdesin shembullor të stafeve tona mjekësore, një urim të përzemërt për çdo fëmijë: Gëzuar festën. Që nga fillimi i programit të qeverisë në vitin 2019, rreth 50 mijë fëmijë kanë përfituar #BonusinEBebes nga 40,000-120,000 mijë lekë #Vijojmë mbështetjen për çdo të familje që gëzohet me fëmijë ”, shkruan Manastirliu.

Mbështetja financiare e qeverisë për çdo të porsalindur nga 40,000-120,000 lekë ka filluar që prej 1 Janarit 2019./tvklan.al