Rrëzohet aeroplani në Iran, 176 të vdekur

Rrëzohet aeroplani në Iran, 176 të vdekur

08:50 08/01/2020

Një aeroplan me 176 persona në bord është rrëzuar në Iran menjëherë sapo u ngrit në fluturim nga aeroporti “Imam Khomeini” i Teheranit. Të gjithë personat që ndodheshin në bord humbën jetën. CNN raporton se aeroplani ishte i linjës ajrore të Ukrainës.

Ambasada ukrainase në Teheran ka përjashtuar pistën e terrorizmit si shkak të rrëzimit të avionit Boeing 737. Raportet paraprake tregojnë se ka qenë një mosfunksionim në motor shkaku i përplasjes së aeroplanit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ndodhet për vizitë në Oman, reagoi duke thënë se do të anulojë pjesën e mbetur të udhëtimit të tij dhe do të kthehet në Kiev.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët dhe të dashurit e pasagjerëve dhe stafit të ekuipazhit”, ka thënë Zelensky.

Autoritetet iraniane kanë thënë se aeroplani u rrëzua 2 minuta pasi ishte ngritur në fluturim. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo