Viroza që shkojnë gjatë e deri në ftohje. Këto janë simptomat e pothuaj gjithë qytetarëve në këtë stinë të paqëndrueshme. Me ndryshimine e motit e rritjen e temperaturave janë shfaqur komplikacionet që nisin nga bajamet, fyti, kolla, temperaturë fizike e deri në bronkopneumoni. Nuk konsiderohet grip e situatë epidemike, por këtë herë nuk ka bërë dallime në mosha. Të gjithë thuajse e kanë kaluar periudhën e bllokimit të hundëve dhe kraharorit e në shumicën e rasteve mjekët nuk rekomandojnë antibiotik.
Mjeke: “Në shumicën e rasteve të bronkopneumonisë, që shfaqen tek kta fëmijë, janë si komplikacioni i ktyre formave virale që kta kanë filluar. Mund të parqitet me një ftofje të lehtë në formën e një bronkiteve, të laringiteve dhe mund të arrijë dhe deri në një bronkopneumoni. Në një pjesë e mirë e fëmijvet, qoftë nga, si të thuash, nga neglizhenca e prindërvet të cilët nuk paraqiten për vizitë ditët e para ose temperaturat e zgjatura, ato japin probleme pastaj të ktyre bronkopneumonivet. Një virozë mund të shkojë e shumta deri në 5 ditë, atë që quajmë ne formë virale pa komplikacione vetëm me temperaturë dhe skuqje të grykëve, kur kjo mund të komplikohet pastaj dhe me bronkopneumoni mund të shkojë gati deri në 10 ditë edhe 2 javë. /tvklan.al