Rriten detyrimet e prapambetura

Rriten detyrimet e prapambetura

15:26 11/07/2019

Borxhet e

prapambetura që institucionet publike kanë krijuar ndaj buxhetit të shtetit kanë

arritur në vlerën 68 milion Dollarë. Vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti

detyrimet e krijuara rishtazi u rritën me 16 milion Dollarë, ku peshën më të

madhe të tyre e mban Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kryesisht për

investime në infrastrukturën rrugore.

Sipas një auditi

që Ministria e Financave u ka ushtruar institucioneve buxhetore, rezulton se

askush nuk ka arritur t’i shpëtojë gangrenës së detyrimeve të prapambetura. Vetëm

në 3 muajt e parë të këtij viti, janë 12.3 milionë Dollarë borxhe të cilat kanë

ardhur nga sistemi dhe asfaltimi i rrugëve, mirëmbajtja e tyre, supervizioni

dhe pajisja me sinjalistikë. Në total Ministria e Infrastrukturës ka një borxh

të akumuluar ndaj bizneseve në vlerën e 38 milionë Dollarëve.

Institucioni i cili

ka krijuar një peshë të konsiderueshme për buxhetin për shkak të vendime gjyqësore

për të  larguarit nga puna është

Ministria e Brendshme. Vetëm Inspektoriati Kombëtar i Territorit duhet të

paguajë një faturë në vlerën e 3 milion dollarëve, ndërsa 2.6 milionë të tjera

janë pagesa që nuk janë dhënë për shpërblimin e lindjeve.

Ministria e

Mbrojtjes ka akulumuar 10 milionë Dollarë për shpenzimet e emergjencave civile,

ndërsa tatimet duhet të paguajnë afro 1 milion Dollarë vetëm për vendime gjyqësore

që lidhen me rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar.

Në total për

rimbursimin e TVSH-së buxhetit i duhet të japë 100 milionë Dollarë, ku nëse i

shtohen edhe borxhet prej 70 milionë Dollarësh që kanë bashkitë, detyrimet

shtetërore ndaj privatëve arrijnë në  238

milionë Dollarë.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi