Rriten masat në portin e Durrësit

Masa të shtuara ndaj koronavirusit ka dhe në portin e Durrësit. Siç shihet edhe nga pamjet, mjekët  kontrollojnë udhëtarët pa dalë nga trageti.

Me termometër ata masin në distancë temperaturën e pasagjerëve.

Në port mëngjesin e sotëm kanë mbërritur dy tragete me afro 340 pasagjerë.

Mjekët thonë se nga kontrollet e kryera,  nuk u identifikua asnjë pasagjer me simptoma të koronavirusit.

Në rast dyshimi, udhëtari çohet në karantinë që ndodhet brenda portit, aty ku i nënshtrohet të tjera kontrolleve.

Stafit mjekësor i vihet në dispozicion lista e pasagjerëve për të parë vendin e origjinës të gjithsecilit, nëse kanë ardhur nga zona e infektuar ose jo.

Tv Klan