Rriten rastet e të prekurve nga gripi (03 Janar 2012)

Posta

Rriten rastet e të prekurve nga gripi (03 Janar 2012)

12:32 03/01/2012

Ulja e temperaturave në dy javët e fundit është shoqëruar me rritje të rasteve të prekur nga viroza stinore.  Përgjatë një dite në urgjencën pediatrike paraqiten rreth 300 fëmijë të prekur nga gripi ndërsa në shërbimin infektiv  rreth 100 persona.

Mehmet Hoxha, nëndrejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shprehet se këto janë flukse normale të urgjencave dhe të punës në këto institucione.

Karakterisitkë e gripit në këtë sezon sipas mjekëve është temperaturë e lartë e cila vazhdon për disa ditë si dhe dhimbjet trupore.  Edhe pse numri I të prekurve ka ardhur në rritje , mjekët shprehen situata nuk është shqetesuese./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT