Një milionë njerëz mbi moshën 65 vjeç vuajnë nga depresioni edhe pse kufizimet janë lehtësuar

Një raport nga 10 organizata bamirësie  ka zbuluar se një milionë njerëz mbi 65 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar rrezikojnë të jetojnë të vetmuar.

Vetmia, izolimi shoqëror dhe të jetuarit vetëm shoqërohen të gjitha me një rrezik në rritje të vdekjes së hershme, ka bërë të ditur grupi i studimit.

Po sipas këtyre rezultateve,  miliona njerëz të moshuar po vazhdojnë të vuajnë vetminë, depresionin dhe përkeqësimin e shëndetit fizik.

Rrjeti, i bashkëkryesuar nga “Independent Age” dhe “Alzheimer’s Society”, ka zbuluar se vetëm 7% e 96 organizatave mbështetëse të pyetura janë kthyer në shërbimin normal pas pandemisë. Pothuajse tre të katërtat e njerëzve të moshuar të pyetur në sondazhin e rrjetit thanë se ata nuk kishin asnjë ose dukshëm më pak mbështetje nga organizatat bamirëse në të cilat ishin mbështetur para pandemisë.

Disa njerëz të moshuar po e përballojnë mirë situatën që kur kufizimet filluan të hiqen, por grupi zbuloi se për një pakicë të konsiderueshme jeta po bëhet edhe më e vështirë. Efektet anësore jashtëzakonisht të dëmshme të izolimit siç është edhe humbja e ndërveprimit shoqëror kanë shkaktuar përkeqësim të shëndetit fizik.

Klan News