Ish-polici i arrestuar për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd, ka dalë për herë të parë në gjyq ku është njohur me akuzat e tij.

Në këtë seancë, u vendos rritja e vlerës së garancisë pasurore për lirimin me kusht, nga 1 milion Dollarë në 1.25 milionë Dollarë.

Në sallën e gjyqit prokurorët përmendën akuzat e rënda dhe zemërimin popullor si arsyet e rritjes së vlerës së garancisë pasurore.

Ish-polici i Minneapolis Derek Chauvin akuzohet për vrasje të shakllës së dytë. Ai i vendosi këmbën në qafë afro-amerikanit George Floyd teksa ky i fundit ishte i shtrirë përtokë i arrestuar dhe me pranga në duar.

Floyd humbi jetën për shkak të asfiksisë, pavarësisht thirrjeve të tij për ndihmë se nuk po arrinte të merrte frymë. Tre oficerë të tjerë, kolegë të Chauvin, akuzohen si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje. Të gjithë oficerët janë përjashtuar nga policia.

Vrasja e afro-amerikanit George Floyd nga policia shkaktoi revolta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që më pas u shtrinë edhe në shumë vende të tjera të botës. /tvklan.al