“Rruga e Arbrit” gati në pranverë të vitit 2021 – TV KLAN

“Rruga e Arbrit” gati në pranverë të vitit 2021

Drejt përfundimit punimet në pjesën e "Urës së Vashës"

Këto konsiderohen si punimet më të vështira në segmentin e Rrugës së Arbrit. Janë tre vepra infrastrukturore, të cilat kanë marrë kohë dhe studime nga inxhinierë shqiptarë e kompani të huaja, për të bërë nyjën lidhëse në pikën më të lartë të kësaj rruge, ku bashkohen dy shpate mali me njëri – tjetrin.

Punimet në vendin që quhet “Ura e Vashës” janë drejt fundit. Ura po ndërtohet e gjitha me strukturë metalike dhe do të bashkojë dy tunelet të cilët do të eleminojnë devijimet dhe kthesat në këtë aks.

“Rruga e Arbrit është një vepër shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të zonës. Gjëja më e rëndësishme është që duhet të përfundojë në kohë, duhet të përfundojë me cilësi”, shprehet ministrja Belinda Balluku.

Deri tani janë kryer 28% e punimeve dhe kanë mbetur 54 kilometra për të ndërtuar nga 72 kilometra që është gjithsej rruga. Ministrja Belinda Balluku tha se punimet pritet të mbarojnë më shpejt se afati prej 44 muajsh dhe rruga të jetë gati në pranverën e vitit 2021.

“Shpresojmë të mbarojmë përpara afatit për t’ia dhënë shqiptarëve këtë arterie jashtëzakonisht të rëndësishme sa më parë në përdorim”.

Rruga e Arbrit ka nisur që të ndërtohet para një dekade. Kjo rrugë pritet t’i shkurtojë 100 kilometra Tiranës, Dibrës dhe Shkupit.  E gjithë vepra do të kushtojë 33.6 miliardë Lekë.

Tv Klan

Kategori
EkonomiTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*



Emisione