Vizitën në Fier që e anuloi një ditë më parë për nder të Bashkim Finos, i cili ndërroi jetë prej koronavirusit, kreu i PD-së, Lulzim Basha, vendosi që ta zhvillojë këtë të martë.

Kreu i opozitës u prit nga dhjetëra simpatizantë të cilët kishin dalë për ta mirëpritur në rrugë tek rrethrrotullimi i Kolonjës. Edhe në këtë takim mes të pranishmëve nuk zbatoheshin rregullat e pandemisë si distanca fizike dhe maskat.

Më pas Basha vijoi rrugën, kësaj here ishte i shoqëruar nga dhjetëra makina. Me flamurin e Partisë Demokratike dhe atë të kombëtar, shoferët u binin borive teksa lëviznin pas liderit të tyre demokrat.

“Rrugës për Fier, pritje entuziaste nga qytetarët”, shkruante Basha në Facebook. /tvklan.al