Rudina: E dashuroj Markun dhe sigurisht që do martohemi

Rudina: E dashuroj Markun dhe sigurisht që do martohemi

18:55 24/01/2020

Tek ai kam gjetur vetitë e burrnisë që ka babi im”

Në programin “Rudina” në Tv Klan, moderatorja dhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka rrëfyer për historinë e re të dashurisë me Mark Frrokun. Ajo shprehet se është totalisht e dashuruar me të dhe janë duke menduar edhe të martohen. Ata e konsiderojnë fat që janë me njëri-tjetrin.

Ne po shijojmë dashurinë, po na ha kohë dhe biznesi dhe për fatin tim të mirë, edhe Marku më quan fat dhe unë e quaj fat. Njerëzit e njohin si Mark Frroku i mediave, unë dashuroj Markun dhe sigurisht që do martohemi”.

Tek Marku, Rudina ka gjetur vetitë e burrërisë që ka babai i saj, ndërsa tek familja e tij, traditën familjare me të cilën është rritur.

“Marku është verior dhe tek ai kam gjetur gjithë vetitë e burrnisë që ka babi im, tek familja e Markut kam gjetur traditëm familjare me të cilin jam rritur. Kam gjetur një shok shumë të mirë me të cilin bëj shumë humor, qesh pafund. Një partner mbështetës në çdo ide, më pëlqen totalisht, çfarë të them unë? Jam kokë e këmbë tani“./tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi