Rudina – Emisioni 10 Shtator 2020


Rudina – Emisioni 10 Shtator 2020

18:23 10/09/2020

Pro dhe kunder/Si do te reagonit ne nje rast tradhetie?

Ditën e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan është trajtuar një temë që mund të tingëllojë banale, por është një fenomen që është prezent në çdo shoqëri. Bëhet fjalë për tradhtinë bashkëshortore, si ndikon ajo në sjelljen në shoqëri dhe pasojat që lë në jetën e çiftit.

Në emision u mor rasti më i freskët që është bërë edhe publike “rasti Noja”, sherri i dy vajzave nga Shkodra, ku në thelb ishte tradhtia e njërës shoqe me bashkëshortin e shoqes tjetër.

Për të folur për këtë fenomen në studion e “Rudinës”, kanë qenë të ftuar Dasara Karaiskaj, Monika Lubonja dhe Valer Kolnikaj.

Ata janë pyetur nga Rudina Magjistari se si e përkufizojnë tradhtinë bashkëshortore dhe dhanë kështu mendimin e tyre personal.

Valer Kolnikaj: Unë do e fusja në grupin e mashtrimit, gënjeshtrës dhe me negativitetin maksimal të mundshëm. Në çdo lloj raporti qoftë miqësor apo dashuror, në çdo marrëdhënie pune është shumë e ulët si vetë fjala. Unë personalisht nuk do e doja as në marrëdhënie me njerëzit kudo.

Dasara Karaiskaj: Unë do t’i ndaja. Mendoj se tradhtia midis shoqes apo marrëdhënieve të tjerë jo intime dhe personale është më zhgënyese sesa një marrëdhënie ndërpersonale. Në rastin e një lidhje intime dhe personale, ndodh që zemra të rreh fort edhe për një njeri tjetër, është një gjë që ndodh, që nuk varet nga ty, por nuk është domosdoshmërisht një tradhti sepse jo domosdoshmërisht partneri kur shkoi tek një tjetër nuk të do apo donte të të tradhtonte ty. Unë kam dëshirë që t’i lëshoj një mesazh të gjithë publikut shqiptar që të kuptojnë që këto mënyra që kemi ne si popull, kaq agresive, nuk na ndihmojnë aspak në radhë të parë ne. Duket sikur shkarkojmë momentin e nervave, por në fakt ne i kemi bërë një dëm të madh vetes. Unë mendoj që nuk ka mashkull që ta merr tjetra, ka një mashkull që nuk do të rrijë më me ty, ose do të rrijë edhe me ty edhe me tjetrën dhe ti me qetësi duhet të dalësh para pasqyrës e t’i analizosh të gjitha këto gjëra.

Monika Lubonja: Tradhtinë askush nuk e do, por varet nga pozicioni dhe gjykimi i çdo njeriu. Si do e ndjeja unë veten të tradhëtuar? E para nuk do të bëja aktin e një gjuajtje ose keqtrajtimin e një personi të dytë. Rasti i Shkodrës ishte banal, atë zonjën nuk e pashë mirë dhe psiqikisht sepse për mua kjo gjë është e patolerueshme. Unë mendoj që fajin do e shikoja tek vetja si Monikë. Shumë veta thonë që nuk do ja falnim tradhtinë, por unë jam e bindur që në heshtje të gjithë falin, në heshtje të gjithë jemi tradhtuar, por mënyra se si ne do e kalojmë këtë gjë nëse do e bëjmë faljen, unë do dilja para pasqyrës, do kisha një forcë në veten time, të thoja nëse do e fal partnerin, do mbyllja gojën në të gjitha aspektet dhe do ta falja për hir të asaj dashurie të madhe. /tvklan.al

A do e falnit tradhetine?

Në emisionin “Rudina” në TV Klan, u shfaqën edhe disa vox-pope që gazetarja e emisionit kishte realizuar me qytetarët në Tiranë.

Të pyetur si do të reagonin në një rast tradhtie, shumica prej tyre u shprehën se nuk do e falnin.

“Duhet me e fal që të mos shkatërrohej familja, ndërsa shoqes do ja thyeja turinjtë”.

“Do e falja, nëse ka dëshirë të tradhtojë le të tradhtojë. Nëse tradhton mirë bën”.

Nuk do ta falja sepse lëndohesh shumë. Me të dy do reagoja keq”.

“Unë gruan time do e vras, ne jemi malësorë. Nëse më tradhtonte me shokun tim unë atëherë do jem i vdekur i mbaruar”, ishin disa nga deklaratat e qytetarëve. /tvklan.al

“Stuhi Dashurie”, seriali me i ri ne tv Klan!

Stuhi dashurie  Ky prodhim turk tregon historinë e dashurisë mes Firuzes dhe Ajazit. Firuze dhe Ajaz janë dy të dashuruar që fati i bashkoi dhe fati sërish i ndan.
Ajaz e dashuronte Firuzen si i çmendur derisa një incident e ndan nga ajo.
Ai zhduket papritur dhe nis një jetë të re, por shumë shpejt fati i bashkon sërish. Për shkak të një aksidenti në kompaninë ku punon babai i saj, Firuze vendos të zbulojë të vërtetën.
Pikërisht aty përballet me Ajazin dhe mes tyre lindin sërish shkëndijat e dashurisë. A do të mundet Firuze të zbulojë të vërtetën që kërkon dhe a do të ribashkohet me Ajazin? Kete na mbetet ta mësojmë së shpejti në TV Klan premierë ekskluzive.

“Doktori i mrekullive” fenomeni televiziv, seriali me shifra rekord në audiencë do të jetë premierë së shpejti në Tv Klan.

Aliu është një viktimë e bullizmit që i vogël për shkak se ai është i prekur nga autizmi. Ëndrra e tij është të bëhet kirurg, por pavarësisht paragjykimeve dhe sfidave ai do t’i mahnisë të gjithë.

Vikings është një serial histori/drame i krijuar nga Michael Hirst i frymezuar nga historite e Viking Ragnar Lothbrok një nga heronjte më të mëdhenjë të mitologjisë së vikingëve. Seriali tregon jetën e Ragnar një fermeri që i rritet fama pas një sulmi të suksesshem kundër Anglisë dhe që me pas bëhet mbret me mbështetjen e familjes dhe shokeve të tij luftëtare.



Të ngjashme