Fillimi i nje jete te re/ Sfidat ekonomike te nje çifti te ri ne 2021-shin.

Në këtë pjesë të parë do të flasim për një temë interesante për çiftet e reja dhe përballjen e tyre me jetesën vitet e para të bashkëjetesës. Do të flasim për mundësitë e tyre, ndihmën që mund të marrin nga të afërmit apo vështirësitë e para ekonomike që ata përballen. Do të kemi të ftuar në studio dy vajza të reja të sapomartuara, të cilat kanë pak kohë që e kanë nisur jetesën e tyre në çift me bashkëshortët e tyre përkatës duke u vendosur në shtëpi të re por të dyja kanë këndvështrim të ndryshëm. E para që vjen në studio është stilistja Katerina Zoto e cila me bashkëshortin e saj e ka nisur gjithçka nga zero.  Ndërsa tjetra është stomatologia, Arisa Bidaj Sinanaj e cila ka patur ndihmën e famijarëve për të patur shtëpinë e saj.

Gjithashtu për të folur në lidhje me këtë temë do të kemi të ftuar Marçela Latin, e cila do të na flasë më gjerë për ndihmën apo dhuratat që marrin çiftet e reja pas dasmës së tyre.

Perlat e muzikes tiranase te interpretuara nga “Tirana Tirona Allstars”.

Në këtë pjesë do të kemi të ftuar një grup i krijuar me muzikë popullore tiranase dhe të Shqipërisë së Mesme “Tirana Tirona Allstars”. Një emër grupi kaq interesant po aq edhe pjesëtarët, por edhe muzika tiranase me të cilin grupi ka realizuar albumin e parë muzikor i cili duket se ka bërë jehonë edhe jashtë Shqipërisë.

Grupi “Tirana Tirona Allstars” performon “Tek selvite e Namazgjase”.