Grate e Ambasadoreve/ Jeta personale, familja dhe kujtimet!

Në emisionin Rudina në Tv Klan kanë qenë të ftuara tre gra ish-ambasadorësh të cilat kanë ndarë me publikun disa rrëfime të jetesës së tyre jashtë vendit. Duke nisur që nga largimi dhe përshtatja në një vend tjetër e deri tek integrimi i tyre në shoqërinë e vendit ku kryen detyrën e grave të ambasadorëve.

Dolores Koçi, gruaja e ish-ambasadorit shqiptar Spiro Koçi në Austri dhe Serbi gjatë viteve 2010-2015, ka rrëfyer se ambientimi i vajzave të tyre në Serbi ka qenë shumë e vështirë, kështu që u detyruan që ata ta sillnin vajzën 16-vjeçare sërish në Shqipëri sepse ngacmoheshe nga serbët.

“Le të themi që gjermanishtja ka qenë një gjuhë vërtet e vështirë, por është e rëndësishme që flitet shumë në Europë që kështu ishte kënaqësi dhe fat që vajzat e mia ta flasin. Siç e thashë unë kam qenë edhe në Serbi dhe vajzat e mia kanë pasur probleme me ambientimin. Ishin vitet 2007-2008, unë nuk arrita dot ta lejoja vajzën ta vazhdonte deri në fund gjimnazin sepse ajo pati probleme, e ngacmonin me fjalë, me vështrime.

Ajo ishte 16 vjeç kështu që ajo u detyrua të kthehej dhe të jetonte me prindërit e tim shoqi sepse ishte e pamundur përshtatja e vajzave. Dhe akoma dhe sot është shumë e çuditshme, është 19 vjeç dhe duhet të zgjedhë për çfarë do studiojë. Më tha nuk e di se çfarë dua, por e di se çfarë nuk dua. E pyeta çfarë dhe më tha nuk dua të bëhem diplomate. I thashe pse sepse unë di që ju kemi siguruar një jetë të këndshme dhe nuk keni patur mungesa. Jo tha, kam patur shumë mungesa sepse unë kam lëvizur nga miqtë e mi, nga shokët e mi dhe është shumë e vështirë të integrohesh, të bëhesh njësh me fëmijët austriakë që janë të ftohtë”, është shprehur Dolores Koçi./tvklan.al

“Ana e erret e Merit”, libri i pare i Alba Ruços!

Në këtë pjesë të dytë do të kemi të ftuar një mikeshë të programit, e cila shpesh herë vjen të flasë për gurët e çmuar, por kësaj rradhe ajo do të vijë ndryshe. Për herë të parë ajo do të vijë studio të flasë për librin e saj të parë “Ana e errët e Merit”, një pasion i saj i hershëm i bërë realitet në një libër. 

“Black Friday”, Top Shop vjen me ulje nga 20-90%!

Në këtë pjesë të tretë do të flasim për oferta fantastike që Top Shop di të bëjë. Oferta “Black Friday” vjen si çdo vit në muajin nëntor në Top Shop duke sjellë produktet më të mira me ofertat më të leverdisshme të vitit. Këtë vit uljet nga 20% deri në 90% kanë filluar më herët në Top shop për shkak të situatës së pandemisë për të patur mundësi të gjithë për të përfituar si nga komoditeti i shtëpisë por dhe në dyqanet Top Shop. Të gjithë ju që na ndiqni në program sot do të përfitoni të parët nga uljet që fillojnë ditën e nesërme, të premten më datë 13 nëntor dhe do të vazhdojnë deri më 23 Nëntor.