A po na paralajmeron “Don’t look up” per nje shkaterrim te Tokes.

Në pjesën e parë të emisionit do të ndalemi pikërisht tek planeti ynë rreziqet që vijnë nga
problemet klimatike dhe gjithashtu sesa mund ta mbrojmë atë. Spunton këtë herë e ka dhënë
padyshim filmi më I fundit në Netflix, “Don’t look up” me regji të Adam McKay dhe protagonist
aktorin Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Laërence i cili aktualisht është më i komentuari për
shkak të tematikës së tij të sjellë në një formë satirike.


Por gjithashtu, sot në fakt është njoftuar se me 18 janar 2022, Asteroidi gjigant, i cili është 2,5
kilometra i gjatë dhe 2,5 herë më i madh se ndërtesa e Empire State në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës (SHBA), sipas lajmeve të “Science Alert”, asteroidi i klasifikuar si “asteroid
potencialisht i rrezikshëm”…


Cili është mesazhi që sjellë ky film? A do të jetë vërtetë fundi I botës nga një goditje nga një
asteroid gjigand? Si ta ruajmë planetin tani? Këto tre pika do ti diskutojmë në studio me një
panel ekspertësh…

5 produktet e dimrit qe nuk duhet te mungojne ne menune tuaj.

Në këtë pjesë të emisionit do të ndalemi pikërisht tek gatimi dhe vëcanërisht në disa përbërës specifik që nuk duhet të mungojnë kurrsesi në menunë tonë gjatë stinës së dimrit. Këto përbërës mund të jen të kombinueshëm së bashku, ose mund të realizohen gatime dhe me vetëm njërin prej tyre shumë të shijshme.

Zbuloni cili eshte libri bestseller i momentit ne librarite e kryeqytetit.

Një ndër librat bestseller në libraritë e kryeqytetit është pikërisht ai me titull “Motra e humbur” nga shkrimtarja irlandeze shumë e suksesshme, Lucinda Riley. Për të folur për këtë ka qenë në një intervistë në lidhje “Skype” në emisionin Rudina, Jeta Hamzallarin, redaktore e shtëpisë botuese “Dituria”.

Jeta Hamzallari: Do të ju prezantoj një libër nga një shkrimtare irlandeze shumë e suksesshme, e vlerësuar me shumë çmime në të gjithë Evropën, është pikërisht Lucinda Riley me “Motra e humbur”. Gjithë motrat e familjes pasi kanë ndërmarrë një  udhëtim për të gjetur familjen e origjinës, vihen në kërkim të motrës së 7-të sepse yjëria e plejadës nga ku kanë marrë emrin përbëhet nga 7 yje dhe askush nuk e di ku është dhe cila është motra e 7-të, Meropi. Në Atlantis teksa Alli dhe Maja janë duke ndjekur përmes televizorit një koncert të motrës së tyre, Elektrës, befas vjen avokati i familjes me një lajm të pabesueshëm: Duket se tani ka një pistë konkrete për të gjetur dhe për të rënë në gjurmët e motrës së 7-të, Meropit dhe kështu me koordinatat e një kantine vere dhe me skicën e një unaze të përbërë ngë gurë smeraldi, gjashtë motrat vihen në kërkim të motrës së 7-të./tvklan.al