#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Ulje të çmimit të apartamenteve/ Shkaqet dhe pasojat e rivlerësimit me vlerën 5%


Do ta nisim programin sot me një temë që besoj do marri vemendjen e të gjithëve, pasi bëhet fjalë për tregun e pasurive të paluajtshme dhe ndikimin e projektligjit të ri që parashikon rivlerësimin e pronave me normën e re tatimore prej 5%. Vitin e fundit, tregu imobiliar ka njohur një rritje të ndjeshme të çmimeve, sidomos në sektorin e ndërtimit. Çfarë po ndodh aktualisht me tregun e banesave dhe apartamenteve në Shqipëri? A do të sjellë ky ligj ulje të çmimeve dhe kur është koha më e përshtatshme për të investuar në prona?

Të ftuar: Armand Shkëmbi, agjent imobiliar dhe Eriola Hoxha, eksperte ekonomie

Filmi më i ri serial shqiptar, “Prokurori”/ Me yllin e Hollywood-it, aktorin Danny Glover

Në këtë pjesë të emisionit do të flasim për artin e bukur kinematografik. Pikërisht për një film serial që së shpejti për pak ditë do të shfaqet në të gjithë kinematë shqiptare. Filmi serial titullohet “Prokurori” dhe vjen me regji nga Fatmir Doga dhe producentët Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj. Një serial shumë interesant që premierën, episodi i parë i “Prokurori” do ta ketë më 10 Tetor në kinematë shqiptare…

E vecanta e tij është që për herë të parë në këtë film shqiptar serial pjesëmarrës është dhe aktori i madh hollivudian, Danny Glover, I cili njihet nga publiku për rolet e tij në filma si Lethal Weapon, Predator 2, The Color Purple, etj. Në serial, Danny Glover luan rolin e Ambasadorit Amerikan në Tiranë. Po nga e merr spunton ky serial shqiptar?

Si erdhi ideja për të sjellë një film të tillë të zhanrit aksion dramë? Për të na zbuluar më shumë rreth këtij projekti të veçantë, ne kemi të ftuar sot pikërisht regjisorin e filmit Fatmir Doga i cili do të na rrëfejë më shumë për të.

I ftuar: Fatmir Doga