#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Të ftuar: Blerina Kllokoqi Rugova, Enita Mema, Elda Vela. Në lidhje direkte: Daniel Nikolli
Rudina – Nuse në familjen e presidentit Ibrahim Rugova/ Blerina flet për jetën private
Do të jemi me një nga stilistet më të njohura në Shqipëri dhe Kosovë, Blerina Kllokoqi Rugova. E njohur për kreativitetin e saj të dhe elegancën e veçantë, Blerina ka krijuar një brand që tashmë është sinonim i stilit dhe klasit. Në këtë pjesë të parë, do të kemi mundësinë të njohim më mirë Blerinën si personazh, rrugëtimin e saj në industrinë e modës dhe ndikimin që ka pasur në skenën e modës shqiptare. Gjithashtu, do të diskutojmë për trendet e fundit të cilat ajo i ka pasqyruar në koleksionin e saj të ri.
Rudina – Vjeshtë ‘24/ Stilistja Blerina Kllokoqi Rugova prezanton koleksionin e ri