Pro dhe kunder/ A na e kushtezon horoskopi jeten.

Të gjithëve duket se na duhet vazhdimisht diçka se ku të besojmë… Dikush mbështetet tek logjika, dikush tek energjitë, dikush tek forcat e universit, dikush tek Zoti apo besimi përkatës fetar, dikush tek yjësia, pozicioni i planeteve dhe parashikimi i fatit.

Dhe kur bëhet fjalë për astrologjinë, dihet se kurioziteti na takon thuajse të gjithëve. Ajo çka yjet rezervojnë për fatin e njerëzve ngjan gjithmonë interesante. Por deri në çfarë pike zgjedh secili prej nesh ta organizojë dhe kushtëzojë ditën dhe planet e tij prej parashikimit astral, kjo mbetet subjektive. Një kategori njerëzish zgjedh të planifikojë madje dhe shtatzaninë në varësi të astrologjisë, duke bërë të mundur me këtë mënyrë që fëmija që do të sjellin në jetë të jetë i shenjës së tyre të preferuar.

Luiza Gega: Thjesht nje vajze kuq e zi ne finalen e Lojrave Olimpike.

Rikthehemi në këtë pjesë, ku do të flasim për suksesin e radhës në fushën e atletikës shqiptare, e arritur nga një vajzë e palodhur që punon fort dhe nuk ndalet së fituari duke i bërë krenarë të gjithë shqiptarët me përfaqësimet e saj dinjitoze.

Së fundmi, këtë verë, përkatësisht përpara një muaji, ajo ka prekur një tjetër finale të rëndësishme, siç ishte ajo e garës së 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’. ku zuri vendin e 13 të nga 15 atletet që arritën të përfundonin garën.