Rudina – Emisioni 25 Shkurt 2020

Rudina – Emisioni 25 Shkurt 2020

19:53 25/02/2020

Nadir Mura – Iluzionist

Nadir Mura njihet si iluzionist, aktor dhe së fundmi po realizon dokumentarë. Deri më tani ka realizuar 2 dokumentarë ” Ius Soli”, “Immigrati di Suçesso” dhe është duke punuar në dokumentarin e tretë. (Flitet që do të realizojë një dokumentar për Skënderbeun, por ende nuk do të flasë shumë për të pasi nuk e ka realizuar ende).Nadir Mura ka lindur në Vlorë dhe që në moshën 11-vjeçare lindi pasioni i tij si iluzionist duke përdorur shaminë e kuqe të mamit për të bërë trukun e tij të parë. Në eksodin masiv të shqiptarëve për në Itali në 1991, Nadir Mura shkoi në Itali, vend në të cilin ai zhvilloi gjithë karrierën e tij artistike fillimisht si iluzionist më pas si aktor dhe tashmë edhe si producent dokumentarësh. Ka marrë pjesë në disa programe të suksesshme në Itali që prej vitit 1995 me Maurizio Costanzo, Carlo Conti, Pino Insegno, Licia Colò si dhe me aktoren italiane Paola Cortellesi etj.Por jo vetëm në Itali, Nadir Mura, do të çudiste me iluzionet e tij edhe skenat e spektakleve në Greqi si në Mega Channel në Greqi. Nadir Mura nuk mund të harronte vendin e tij, shpesh herë ka ardhur në Shqipëri duke performuar numra magjik në koncerte apo spektakle. Në vitin 2011 deri më 2018, Nadir Mura u rikthye sërish në Shqipëri për të realizuar programin e tij “Enigma”, në të cilin ai trajtonte çështjet apo vendet më misterioze në Shqipëri. Përveç magjisë Nadir Mura ka patur ekperiencat e tij edhe si aktor. Ai ka luajtur në 27 filma në Itali ku në disa prej tyre ka qenë në rolin antagonist. Nadir Mura prej 29 vitesh jeton në Romë, i martuar me një shtetase italiane dhe gëzon një familje të lumtur me tre fëmijët e tij, dy djemtë dhe vajzën 8 vjeçare.

Najada Çomo – Shefja e Infektivit në QSUT

Koronavirusi në Itali: 7 të vdekur dhe 232 të infektuar. Regjistrohet rasti i parë në jug.Italia ka nisur një tjetër ditë të ethshme.Bilanci i koronavirusit në Itali rritet në 7 të vdekur dhe 230 të infektuar: 173 raste dhe 6 viktima në Lombardi; 33 raste dhe një viktimë në Veneto; 18 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe Lazio, një në Tirolin e Jugut. OBSH paralajmëron për një pandemi të mundshme. Viktimat janë kryesisht të moshuar. Ndërkohë në Shqipëri, sipas ISHP dhe Ministrisë së Shëndetësisë nuk është raportuar asnjë person i infektuar me Koronavirus. Masat që janë marrë sipas MInistrisë së Shëndetësisë është kontrolli në aeroportin e Rinasit, pikat kufitare tokësore dhe dy portet në Durrës dhe Vlorë. Janë dyfishuar numri I personelit mjekësor që kontrollojnë me anë të një termometri të gjithë pasagjerët që hyjnë në vendin tonë.

Masat sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Intitutit të Shëndetit Publik:

1-Lani shpesh duart 2-Mos prekni me duar, sytë, hundën dhe gojën 3-Mbulojeni gojën kur tështini 4-Shmangni kontaktin e afërt me personat e prekur nga infeksionet respiratore akute 5-Mos merrni antibiotikë përveç rasteve kur përshkruhet nga mjeku 6-Pastroni sipërfaqet me dezifektantë me bazë klori ose alkooli 7-Përdorni maskë vetëm nëse dyshoni se jeni sëmurë, ose ndihmoni njerëz të sëmurë 8-Produktet Made in China ose pakot që vijnë nga Kina nuk janë të rrezikshme 9-Kafshët shtëpiake nuk e përhapin koronavirusin e ri 10- Kontaktoni numrin e urgjencës kombëtare 127 nëse keni më pak se 14 ditë që jeni kthyer nga një nga vendet e prekura dhe keni shenja të sëmundjes.




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi